Arrestohet në Malin e Zi dhe depërtohet në Shqipëri, njëri prej autorëve të dyshuar të plagosjes së boksierit të njohur Nelson Hysa, më se një muaj më parë në Shkodër.
Si rezultat i punës, shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit mes Policisë së Shkodrës, Interpol Tirana dhe Autoriteteve Policore malazeze, më datë 28. 06. 2017, u bë arrestimi në Mal të Zi dhe më pas deportimi në Shqipëri i shtetasit shqiptar në kërkim, Kolë Progni, 25 vjeç, lindur në Salcë, Shkodër.
Ndaj këtij personi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka lëshuar Urdhrin e Arrestit datë 21. 06. 2017, pasi ky në bashkëpunim me V. K., dyshohet se janë autor të ngjarjes së ndodhur më datë 06. 05. 2017, ku rreth orës 14.00, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në lagjen “Qemal Stafa”, Bashkia Shkodër, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë Nelson Hysa, i cili ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Vepra penale për të cilin ai akuzohet është “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/