Itali, po shpërndante drogë, policia kap mat trafikantin shqiptar

Itali, po shpërndante drogë, policia kap mat trafikantin shqiptar

132
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në Bellaria Igea Marina, Rimini.
Shqiptari me iniciale B.L, banues pranë rrugës “Pisani”, u kap me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Policia e kishte vënë atë nën vëzhgim teksa qarkullonte nëpër rrugë, ndërsa në një moment ai bisedon me një person dhe i jep një dozë kokaine. Në këtë moment, policia ndërhyn dhe e arreston.
Kërkimet pasuese u shtrinë në shtëpinë e tij. Në veçanti, policia ka gjetur të fshehur një sasi prej 2 kg kokainë në një dollap të vendosur në tarracën e shtëpisë së tij.
Droga ishte e ndarë në 14 doza, ndërsa i janë gjetur edhe 1 145 euro të përfituara nga veprimtaria e jashtëligjshme si dhe materiale të ndryshme që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike.
I arrestuari është dërguar në burgun e Riminit dhe i është vendosur në dispozicion organeve të drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY