Emergjencat Civile: Masat për rrezikun e shtuar nga temperaturat e larta

Emergjencat Civile: Masat për rrezikun e shtuar nga temperaturat e larta

82
0
Shares

Temperaturat e larta që po vazhdojnë prej një periudhe të gjatë kohore kanë shtuar rrezikun e zjarreve në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve të Institutive Meteoroligjike, në ditët në vijim niveli i temperaturave do të rritet duke arritur mbi 40 gradë celcius.
Kjo situatë shton premisat për të patur zjarre masive, sidomos në zona pyjore dhe kullota, të cilat mund të vijnë jo vetëm si rezultat i pakujdesive njerëzore, por edhe nga vetëndezja e gjetheve të thata apo barërave në territor kodrinor.
Për shkak të kalimit në pronësi të bashkive të mbi 75% të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave, drejtuesit lokalë kanë detyrim ligjor për marrjen e masave për parandalimin e zjarreve, duke u bërë thirrje komunitetit për rritjen e përgjegjësisë qytetare në mbrojtje të sipërfaqeve pyjore.
Në veçanti fermerët e barinjtë duhet të bëjnë kujdes të shtuar, duke mos përdorur zjarrin për pastrimin e parcelave bujqësore apo kullotave. Kjo formë pastrimi ka sjellë rrezik jo vetëm të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave, por djegie të masiveve pyjore dhe plantacioneve me pemë frutore pasi zjarri del jashtë kontrollit për shkak të ndryshimit të drejtimit dhe shpejtësisë së erës. Në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye, nuk lejohet pastrimi me zjarr i sipërfaqeve bujqësore.
Sipas sinoptikanëve, rreziku për zjarre gjatë kësaj periudhe vazhdon të jetë i pranishëm në të gjithë vendin duke arritur një maksimum në datat 29 Qershor dhe 1 Korrik. Më të rrezikuara janë qarqet: Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve vendore, Prefektëve dhe Kryetarëve të Bashkive të mbledhin Komisionet e Emergjencave Civile, për të përcaktuar zonat me risk të lartë zjarri në territoret e tyre, si dhe të marrin masat e duhura për parandalimin e situatave emergjente.
Gjithashtu u kërkojmë të përdorim të gjithë mundësitë që kanë në dispozicion nëpërmjet administratorëve, kryetarëve të fshatrave, medias lokale etj. për informimin, lajmërimin dhe njoftimin e komuniteteve për kujdes me elementët që shkaktojnë zjarr, qoftë edhe në mënyrë të pavullnetshme, në parqe apo zona të mbrojtura gjatë eskursioneve.
Një fenomen që shoqëron verën është thatësira që po sjell mungesën e ujit, si për bujqësinë dhe për nevojat e familjarëve. Të bëhet kujdes nga administratorët e burimeve ujore, me rezervuarët, basenet e ndryshme ujore, liqenet dhe sidomos me ujin e pijshëm. Për çdo rast të ketë kontroll të shtuar nga organet përgjegjëse për konsumin e ujit në përshtatje me nevojat e komunitetit dhe të fermerëve për problemet e bujqësisë.
Komuniteti, sidomos të moshuarit dhe fëmijët, duhet të bëjë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në orët e mesditës.
Strukturat e shërbimit të emergjencave civile dhe mbrojtjes nga zjarri janë në gadishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe biznesit, për çdo problem që lidhet me situatat emergjente të shkaktuara nga zjarret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY