Gjysma e Tiranës pa drita, ja arsyeja sipas OSHEE

Gjysma e Tiranës pa drita, ja arsyeja sipas OSHEE

80
0
Shares

Gjysma e Tiranës nga qendra në periferi është pa energji elektrike prej më shumë se dy orësh dhe nuk dihet se kur do të rikthehet.
Kështu pa drita është një pjesë e zonës së Bllokut, Rruga e Elbasanit, Tirana e Re, Sauku, Liqeni i Thatë, Paskuqani, etj.
OSHEE në një reagim për mediat tha se janë dëmtuar fiderat (kabujt) nga subjektet e treta.
“Firmat që punojnë për Bashkinë e Tiranës në infrastrukturën publike kanë dëmtuar dy fidera njëri që furnizon zonën e Stadiumit Qemal Stafa dhe një pjesë të rrugës se Elbasanit. Po kështu është dëmtuar një fider tjetër që mbulon me energji zonën e Tiranës së Re dhe Bllokut.
Po kështu edhe në Kamëz, firma të kontraktuara nga bashkia kanë dëmtuar fiderin që furnizon me energji zonën e Paskuqanit. Pa energji është edhe zona e Liqenit të Thatë , Kopshti Botanik dhe Sauku. Grupet e OSHEE janë duke punuar”, njofton OSHEE.
Operatori i Energjisë thotë se po punohet por nuk jep asnjë afat se për sa kohë riparohen defektet që kanë lenë mijëra banorë të kryeqytetit dhe biznese pa furnizim me energji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY