Përdorimi i internetit nga të rinjtë ka padyshim nxitje për zhvillim, njohje në fusha të ndryshme ku klikohet për të zgjeruar një material por sigurisht ka dhe anët e errëta sidomos kur përdoret nga fëmijët nën moshën 16 vjeç.
Tendenca e fundit për të hapur adresa e-maili dhe për tu bërë pjesë e rrjeteve sociale ka bërë që fëmijët të rrezikohen nëpërmjet angazhimit të tyre në këto linja.
Rreziku fillon që në aspektin e përqendrimit ndaj mësimeve, krijimin e njohjeve të reja në rrjetet sociale, komunikim me shokët ose shoqen e klasës, të cilët mund t’i keqperdorin fotot që ju kanë dërguar në shenjë besimi kur kanë qenë në vazhdim të një lidhje mes tyre.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës kanë ardhur denoncime të shumta lidhur me fenomenin e Bulizmit që nënkupton sharjet, fyerjet, poshtërimin, kërcënimin, shantazhin, vënien në lojë si dhe keqpërdorimi i fotove në rrjetet sociale,.
Këto raste kanë lënë gjurmë te fëmija që bie viktimë duke krijuar tek ai shenja depresioni që arrijnë deri në mendimin për një suicid të mundshëm.
Specialistë të Krimit Kompjuterik si dhe psikologë ë këtij institucioni vënë në pah se këto aspekte janë pjesë e përgjegjësisë prindërore si dhe të mësuesve, lidhur me kontrollin në mënyrë të vazhdueshme në internet nga fëmija i tij.
Prindërit shpenzojnë shumë para për blerjen e aparateve celularë të shtrenjtë duke ia dhuruar fëmijës së tyre gjë e cila nuk është e këshillueshme për këto grup mosha pasi vetë ata nuk marrin masa për kufizimin e tyre në internet.
Psikologët pohojnë se nuk është e nevojshme që një fëmijë nën moshën 16 vjeç të përdorë adresa të ndryshme dhe të lihet i lirë për të vepruar, pasi mund të rrezikohet nga shumë faktorë siç janë edhe rastet e pedofilëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/