SHËNIM/Basha, pika e nxehtë nga e nis garën për të rimarrë Partinë...

SHËNIM/Basha, pika e nxehtë nga e nis garën për të rimarrë Partinë Demokratike

89
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha njohu sot përgjegjësitë e tij personale duke ngrirë funksionet si kryetar i PD-së dhe duke hapur garën për kryetarin e PD-së pasi opozita humbi zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Vendimi i Bashës për të izoluar veten nga drejtimi i PD deri në zgjedhjet e brendshme të partisë u ndoq nga replikimi i tij me qejfmbeturit që sic tha ai punuan që PD të mos fitonte.

Gjatë ditës së sotme Lulzim Basha kishte presione për të dhënë dorëheqje dhe për të lënë drejtimin e partisë ndërkohë që pak minuta para deklaratës së tij dy deklarata të firmosur nga zyrtarë të mesëm dhe të lartë të PD u shpërnanë në media përmes të cilave kërkohej dorëheqja e menjëhershme.

Basha tha se zgjedhjet ishin jashtë standarteve dhe se nuk ishin votat që i dhanë fitoren Ramës por korridoret e pista. Ai nuk deklaroi njohjen e  zgjedhjeve por as nuk ka thënë se nuk do ti njoh ato.

Ndërkohë deklarata e tij paralajmëron një ndeshje të fortë politike brenda PD-së e cila mund ta shkundë mirë këtë parti të atrofizuar nga një mpleksje pa energji mes atyre që humbën pushtetin në 2013 dhe një pjese jo aq vitale që po kërkon të përfshihet në strukturat e saj por pa sukses.

Humbja në zgjedhje pavarësisht shumë faktorëve që lidhen me cilësinë e zgjedhjeve në Shqipëri lidhen më së shumti me mungesën e rrezatimit të PD-së përgjatë opozitës. Fitoret e saj kanë qenë mjaft të rëndësishme për cilësinë e vendit por nuk u ndoqën nga shtimi i elektoratit. Njerëz që përfituan nga pushteti i PD u larguan prej saj dhe detyrimeve në parti pas humbjes së pushtetit. Vetëm disa demokratë idealistë mbeten korridoreve të partisë në Tiranë dhe rrethe ndërsa erdhën disa të rinj të cilët nuk ishin vlerë e shtuar për këtë parti.

Në këtë situatë ka patur problemet e veta edhe lidershipi i Bashës, shpeshherë i dyzuar mes profilit të tij të ri dhe profilit të Berishës që dominonte strukturat e PD-së. Në fakt Basha nuk arriti asnjëherë të menaxhonte mirë këtë raport që mund të kthehej vlerë e shtuar për PD dhe aksionet e saj elektorale, pro edhe për vetë aksionet e kryetarit të PD.

Basha prej nesër nis fushatën për të rimarrë kreun e PD-së. Ka pak vetë sonte që dyshojnë se ai mund ta humbë këtë luftë. Por po ashtu shumë janë të sigurtë se ndeshja do të jetë e ashpër dhe kryetari i ardhshëm i PD-së do të jetë i qartë për shumëcka që sot eshte e turbullt.

Vendimi i Bashës për të shkarkuar nga vetja beneficet e kryetarit në garë e lehtëson atë për të përfituar nga përvoja e tij tashmë e madhe politike. Në fakt asnjë prej kryetarëve të aprtive të mëdha nuk dhanë dorëheqjen me humbjen e parë. As Berisha, as Rama nuk kanë dhënë dorëheqje pas humbjes së tyre respektivisht në 2001 dhe 2009. DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY