Reagon Genc Polli: Rrethanat e PS nuk janë të pandryshueshme, po fillon...

Reagon Genc Polli: Rrethanat e PS nuk janë të pandryshueshme, po fillon proçesi i ngritjes së PD

153
0
Shares

Demokrati Genc Pollo i renditur i dyti në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, do të jetë deputet në Parlamentin e ri. Me anë të statusi të publikuar në “Facebook” ai ka analizuar edhe arsyet pse sipas tij demokratët rezultuan humbës në zgjedhjet e 25 qershorit. Ndersa ka theksuar se rrethanat ne të cilat gjendet mazhoranca nuk janë të pandryshueshme.

STATUSI I PLOTË

Të dashur miq,
U zgjodha deputet i Kuvendit për Partinë Demokratike në qarkun e Fierit. Duke falenderuar PD e kryetarin Basha për besimin do të doja të shprehja në rradhë të parë mirënjohjen për votuesit, anëtarët e PD, aktivistët e fushatës, komisionerët zgjedhorë si dhe kandidatët e tjerë të nr. 6 për përkrahjen e punën e tyre gjatë katër javëve të fundit. Ishte një fushatë zgjedhore e shkurtër, madje tepër e shkurtër, veçanërisht intensive, e në mot të nxehtë. Do të përpiqem ti përfaqsoj luajalisht në Kuvend e tu jem pranë sa herë të lipset.
Proçesi zgjedhor fatkeqsisht sërish u cënua nga votëblerja masive përmes personave të PS e LSI, presioni i administratës shtetërore, megjithë përpjekjet e lavdërueshme të “ministrave teknikë”, dhe në disa qarqe riaktivizim i grupeve kriminale në favor të PS.
Megjithatë vota për PD fatkeqsisht nuk ishte ajo që shpresonim apo edhe prisnim. Ajo nuk na delegoi përgjegjësinë e pushtetit.
Pas kësaj fillon proçesi i ngritjes së PD si parti e përgjegjësive të madhe në vendin tonë. Asnjë rrethanë a mazhorancë nuk është e pandryshueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY