EMRI/ Itali, krimi i pasionit i merr jetën 30 vjeçarit shqiptar, ja...

EMRI/ Itali, krimi i pasionit i merr jetën 30 vjeçarit shqiptar, ja cili ishte

146
0
Shares

Mëngjesin e djeshëm është ekzekutuar një shqiptar.
Ngjarja ndodhi në një shesh në Cavallermaggiore (komunë në provincën Cuneo, në Piemonte).
Andrea Lucaj është 30-vjeçari shqiptar, me banim në Rufina, në provincën e Firences, i cili u ekzekutua me pistoletë ndërsa ishte në makinën e tij, e parkuar në Një tjetër shqiptar i cili ishte në makinë me viktimën, 25-vjeç, u plagos në kokë.
Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, dy shqiptarët ishin në makinën tip “BMË X3”, e parkuar pranë disko “Evita”.
Rreth orës 4:30, makinës së shqiptarëve i janë afruar disa persona që dyshohet se pas një sherri me fjalë kanë qëlluar tre plumba. Autorët kanë qëlluar me një pushkë dhe një pistoletë ndaj shqiptarëve.
Më pas, ata janë larguar pa lënë asnjë gjurmë.
Lucaj mbeti i vdekur, ndërsa 25-vjeçari, u plagos në kokë, e megjithatë arriti të telefononte ambulancën. Pas u dha alarmi, në vendngjarje shkuan edhe karabinierët. Shqiptari i plagosur, i cili nuk e humbi kurrë vetëdijen, është dërguar në spitalin e Savigliano-s, ku po merr mjekim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY