Çako: Ja sa vepra penale të lidhura me zgjedhjet kanë ndodhur

Çako: Ja sa vepra penale të lidhura me zgjedhjet kanë ndodhur

103
0
Shares

Në një dalje për shtyp drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako bëri bilancin e punës gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit. Ai theksoi se procesi nuk u shoqërua me incidente. Mes të tjerash Çako tha se aktualisht po hetohen nga policia 44 vepra penale, ndërsa ka pasur edhe 7 persona të arrestuar.
“Në zbatim të urdhrit të ministrit të Brendshëm, lidhur me vëzhguesit e OSBE/Odhir u sigurua mbarëvajtja e procesit. Nga strukturat e Policisë së Shtetit u përballua ngarkesa e punës, duke mbuluar mbi 2000 qendra votimi. Gjatë të gjithë aktiviteteve nuk u evidentua asnjë aksident. U siguruan masat e lëvizjeve të figurave shtetërore, ndërsa nuk u konstatua asnjë incident. Janë trajtuar dhe po hetohen 44 vepra penale, nën procedim 84, 7 të arrestuar. Më konkretisht 7 procedime penale ndaj subjekteve politike. Gjatë procesit të votimit në 25 qershor po trajtohen 25 procedime, që kanë cënuar zgjedhjet e lira”, – tha Cako.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY