FOTO/ Krimet e rënda lirojnë Ben Çamin, ja arsyeja

FOTO/ Krimet e rënda lirojnë Ben Çamin, ja arsyeja

111
0
Shares

Gjykata e krimeve të rënda ka liruar sot, Lutfi  Shabanin, i njohur edhe me emrin “Ben Çami”.
Vendimi është marrë ditën e sotme pasi prokuroria ka vendosur që ti ndryshojë akuzën atij nga ‘trafik droge’ në ‘moskallëzim krimi’.
‘Ben Çami’ u arrestua në Durrës në lidhje me një kamion të mbushur me 570 kg drogë, kanabis sativa, që po transportohej për në Turqi.
Dy bashkëpunëtorët e tij sipas prokurorisë ishin Eldi Zahiri e Janaq Kaceli. Por sot ai është lënë i lirë.
Ai u vu në pranga në muajin Shkurt 2016 në qytetin e Durrësit dhe akuzohet se është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt në trafikun e lëndës narkotike që u sekuestrua në Kapshticë, ku u vu në pranga një shofer.
Më pas policia arrestoi edhe personin që pretendohet se është bashkëpunëtor me shoferin, ndërsa hetimet kanë çuar në pranga edhe Lutfi Shabanin, e madje sipas policisë ai është personi kryesor që ka kthyer në skenë edhe njëherë një prej linjave më të fuqishme të trafikut të drogës; atë me Turqinë.
Në atë kohë Policia e Shtetit bëri me dije se kishte dyshime se mund të jetë vendosur sërish linja e trafikut të drogës me Turqinë, ashtu siç ka qenë edhe më pare. Ndërkohë tashmë prokuroria ka mbyllur hetimet për këtë grup, duke ngritur akuzën e “Trafikimit te narkotikeve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY