Shkodër, përplasen makinat, përleshen shoferët 60-vjeçarë

Shkodër, përplasen makinat, përleshen shoferët 60-vjeçarë

66
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Shkdorës ka bërë ët ditur se sot, rreth orës 11:30 në vendin e quajtur kryqëzimi i Zdrales, ka ndodhur një përplasje e lehtë ndërmjet dy automjeteve që drejtoheshin nga Q. H., 61 vjeç banues në Dobraç, Shkodër dhe  G. Ç., 60 vjeç banues në Perash, Shkodër.
Pas kësaj përplasje, këta persona kanë filluar të konfliktohen me njëri – tjetrin, ku menjëherë kanë ndërhyrë  shërbimet e Policisë së Shkodrës të cilët kanë bërë shoqërimin e tyre për sqarimin e situatës.
Konflikti në fjalë, është  shfaqur në disa media duke e lidhur këtë konflikt për motive politike.
Policia e Shkodrës sqaron se nga veprimet e kryera nga ana e Policisë, rezulton se konflikti ka ardhur si pasojë e fërkimit të automjeteve   dhe nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY