Mark Marku: Njerëzit e PD të përmbahen deri në fund të procesit,...

Mark Marku: Njerëzit e PD të përmbahen deri në fund të procesit, kritikon deklaratën e Mustafajt

90
0
Shares

Ish-deputeti demokrat Mark Marku kërkoi sot nga anëtarët e PD që të presin deri në ëprfundim të numërimit për të vijuar më pas debatin mes tyre në parti. Ai kritikoi kërkesën e  Mustafajt bërë sot në media ku kërkonte dorëheqjen e Bashës.

“Deklarata e Mustafajt është e përshpejtuar se duhet të presë rezultatin e zgjedhjeve pastaj të kërkojë dorëheqje. Anëtarët e partisë duhet të presin rezultatin, ai nuk është analist. Nuk mund të bëjë këtë deklaratë, pasi një figurë politike mund të presë dhe shpresojë deri në minutën e fundit se mund të përmbyset rezultati. Duhet të jetë i prirur nga interesi i partisë së vet. Dhe pastaj t’i kërkohen kreut të partisë të gjitha përgjegjësitë. Në momentin kur janë ministra dhe deputetë partia është e mirë, në momentin kur nuk janë në poste dhe nëpër lista atëherë kryetari është i keq”- tha Marku.

Vetë Mustafaj nga e njëjta studio deklaroi se ka pasur një bisedë telefonike me Bashën në lidhje me analizën e  tij publikuar sot te Panorama dhe se Basha ishte i shqetësuar me reagime të tilla për shkak të demotivimit të numëruesve të PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY