KQZ-ja “ultimatum” për numëruesit

KQZ-ja “ultimatum” për numëruesit

75
0
Shares

KQZ-ja është mbledhur sot në orën 10:00 për të trajtuar problemin e shtyrjes së numërimit në disa KZAZ deir në 10 orë. Si Kryetari Klement Zguri ashtu edhe nënkryetari Denar Biba e kanë quajtur të papranueshëm ndërprerjen e numërimit deri në 10 orë.
Denar Biba tha se në ato raste kur kutia është pranuar e vlefshme, duhet të vazhdojë numërimi, jo të shpallet kutia e pavlefshme nëse rezulton një fletë më shumë apo një më pak. Në rastet kur numëruesit janë larguar, Kodi është i qartë: Numërimimi fillon dhe vazhdon në mënyrë të pandërprerë, partitë të zëvendësojnë numëruesit. Largimet me gati 10 orë janë jo të papranueshme, por gati shpërdorim detyrë. Çfarë është kjo: Do të vij në orës 5! Ku e dimë ne që ata do të vijnë? Ke marrë një detyrë përsipër, përmbushe.”
Po njesoj gjykoi edhe kryetari Zguri: KZAZ-të që kanë thënë se numërimi do vazhdojë në orën 5 të merren në telefon dhe të vazhdojnë punën. Është e papranueshme që të pengohet numërimi 10 orë. E mirëkuptojmë lodhjen, por edhe ligji ka disa kërkesa,” tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY