Shqiptari “guximtar” hidhet dy herë nga trageti, refuzonte kthimin në Shqipëri

Shqiptari “guximtar” hidhet dy herë nga trageti, refuzonte kthimin në Shqipëri

86
0
Shares
Foto Ilustruese

Udhëtonte në tragetin e linjës “St. Damian” që ishte nisur nga porti i Vlorës dhe ishte futur tashmë në ujërat e Brindizit, kur ra në ujë. Protagonist i kësaj ngjarje është një shqiptar 30 vjec emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Me ndërhyrjen e autoriteteve të kapitenerisë së portit u nxor nga uji dhe me të mbërritur në tokë u transportua me ambulancë drejt spitalit. Pasi u siguruan se ishte shëndoshë e mirë, policia kufitare zbuloi se 30-vjeçari nuk plotësonte kushtet për të hyrë në Itali, ndaj e rikthyen
mbrapsht duke e hipur në traget për në Shqipëri.
Por disa orë më vonë, komandoja e bordit të “St Damian” u detyrua që të rikontaktonte kapitenerinë për ta njoftuar se shqiptari, duke përtuar nga errësira ishte rihedhur në det. Kështu u desh zbarkimi i rojes kufitare për të kërkuar 30-vjeçarin, i cili u gjet pas rreth 30 minutash. Ai u ngjit sërish në traget, për tu kthyer në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY