Basha flet pas përfundimit të votimit: Unë jam shumë optimist për rezultatin...

Basha flet pas përfundimit të votimit: Unë jam shumë optimist për rezultatin dhe fitoren

66
0
Shares

Ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha, në përfundim të procesit të votimit. Sipas tiji, “Unë jam shumë optimist për rezultatin dhe fitoren”, ndërsa ka apeluar ndaj komisionerëve dhe numëruesve që të përmbyllin procesin e numërimit në respekt të vullnetit të qytetarëve.
“Falënderoj qytetarët shqiptarë që votuan me qytetari dhe dinjitet evropian.
Falënderoj ata qytetarë që refuzuan deformimin  e votës.
Ka mbetur procesi i numërimit, ndaj ju bëj thirrje atyre që janë pjesë e këtij procesi të garantojnë vullnetin e popullit.
Ju takon ju numërues e komisionerë për të mbyllur procesin.
Unë jam shumë optimist për rezultatin dhe fitoren”, u shpreh Basha.

 
Mesazhi i plotë Lulzim Bashës, pas mbylljes së procesit të votimit

Kam një mesazh të shkurtër në përfundim të këtij procesi dhe pastaj do të kemi një komunikim të vazhdueshëm.
Dua të falënderoj të gjithë qytetarët shqiptarë që votuan sot me qytetari dhe dinjitet europian. Falënderoj në mënyrë të veçantë ata qytetarë që refuzuan përpjekjet e partive të pushtetit për të manipuluar votën dhe deformuar vullnetin e popullit.
Tani që votimi përfundoi, ka mbetur pjesa tjetër e rëndësishme, vendimtare e procesit demokratik, që është procesi i numërimit.
Ndaj dua t’i bëj një thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë proces, të sigurojnë dhe të garantojnë përmes zbatimit të ligjit dhe performancës së tyre, që vullneti i popullit të përmbushet. Shqiptarët kanë bërë një sakrificë të madhe sot, duke votuar në një ditë feste fetare dhe në temperatura jashtëzakonisht të larta.
Ndaj ju takon ju numërues, komisionerë, vëzhgues të KZAZ-ve, që të bëni gjithçka për të garantuar që vullneti i popullit për të ardhmen, të përmbushet. Procesi vazhdon akoma, por sipas raportimeve tona të strukturave të Partisë Demokratike, unë jam shumë optimist për rezultatin tonë dhe për fitore.
Faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY