Autostradat e Kosovës me pagesë, varen nga suksesi në Shqipëri

Autostradat e Kosovës me pagesë, varen nga suksesi në Shqipëri

54
0
Shares

Qarkullimi në autostradat e Kosovës pritet të bëhet me pagesë, pasi të jetë vlerësuar efektshmëria e futjes së pagesës në “Rrugën e Kombit”, nga autoritetet e Shqipërisë, kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Kosova, me buxhetin e saj ka punuar në dy autostrada, njërën që e lidh me Shqipërinë nga njëra anë,dhe në pritje të lidhjes me Serbinë nga ana tjetër, dhe tjetra që ka nisur drejt Shkupit.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku për Radion Evropa e Lirë, thotë se procesi i vënies se taksës për ngasësit në autostradë do të ndodhë, por janë duke pritur edhe përfundimin e autostradës Prishtinë – Shkup, në mënyrë që të ketë ofertë më të volitshme për ofertuesit potencialë.

Ministri Zharku, po ashtu ka treguar se sivjet Tirana zyrtare do të marrë vendim që të vendosë taksën prej 5 eurosh për shfrytëzimin e autostradës së kombit dhe Ministria e Infrastrukturës do të shoh ndikim e kësaj takse në qarkullimin e qytetarëve.

“Ne po presim që të përfundojmë edhe autostradën ‘Arbën Xhaferi’ dhe kur të kemi një ofertë për cilëndo kompani, që ajo të ketë në disponim 140 kilometra mund të jetë një çmim shumë i volitshëm për pagesë për qytetarët tanë”, ka thënë Zharku.

Por, futja e taksave rrugore ka ndarë qytetarët e vendit. Një pjesë e tyre e vlerësojnë si të panevojshme futjen e taksave për shfrytëzimin e autostradës, por ka edhe të tillë që e cilësojnë si një proces të domosdoshëm.

Valbona një qytetare nga Prishtina, thotë se shfrytëzimi i autostradave duhet të bëhet me pagesë, por që mjetet të shfrytëzohen për mirëmbajtjen e autostradave.

“Mendoj se është e drejtë që qarkullimi në autostradë të bëhet më pagesë, sikurse në vendet tjera të rajonit. Por, që mjetet të shfrytëzohen vetëm për mirëmbajtjen e autostradës, sidomos gjatë sezonit të dimrit, por edhe për ndriçim”, ka thënë Valbona.

Ndryshe mendon Bekim Sfishta, punëtor në sektorin privat. Ai e quan të padrejtë nëse Qeveria e Kosovës merr ndonjë vendim të tillë.

“Unë mendoj se nuk duhet që qarkullimi nëpër autostrada të bëhet më para. Sepse gjendja në Kosovë është e vështirë, shumë qytetarë jetojnë në kushte të rënda. Çfarëdo çmimi që vendoset, mendoj se do të ndikojë në xhepin e qytetarëve”.

Dy autostradat e Kosovës të ndërtuara me buxhetin e vendit kapin një shifër prej mbi një miliard e gjysmë euro pa një ndihmë nga jashtë.

Autostrada Durrës – Kukës – Morinë, që lidh Kosovën më Shqipërinë e quajtur “Ibrahim Rugova”, zyrtarisht thuhet se ka kushtuar mbi 700 milionë euro.

Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë edhe autostrada Prishtinë – Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej 55 kilometrash, e që buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 600 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY