Kryeprokurori Llalla nga Elbasani: Rastet e referuara për shitblerje të votës nën...

Kryeprokurori Llalla nga Elbasani: Rastet e referuara për shitblerje të votës nën hetim

71
0
Shares

Nga Elbasani, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla dhe se të gjithë strukturat e Prokurorisë janë të angazhuara dhe po ndjekin me vëmendje procesin e zgjedhjeve.
Ndërsa nuk kanë munguar raste e shitblerjes së votës në qytete të ndryshme, qoftë këto të referuara nga policia, media apo subjekte politike, Llalla tha se hetimi është në proces.
“Të gjithë strukturat e Prokurorisë janë duke ndjekur procesin zgjedhor, ecurinë. Nga të dhënat tona të deritanishme të gjithë rastet e denoncuara nga policia, media apo subjekte të ndryshme janë në proces”.
Gjatë qëndrimit në Elbasan, Llalla ka zhvilluar një takim me prokurorin e Elbasanit. Vetëm sot në këtë qark, policia raportoi se ka referuar në prokurori tre raste të shitblerjes së votës për llogari të partive të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY