EMRAT/ Blerje votash e kanosje me armë, ja rastet e proçedimit në...

EMRAT/ Blerje votash e kanosje me armë, ja rastet e proçedimit në rrethe

140
0
Shares

Policia e Shtetit në të gjitha Drejtoritë Vendore dhe Komisariate ka nisur procedimin penal ndaj dhjetëra personave për blerje votash. Janë kapur dhjetëra persona që me shuma monetare ose ushqime nëpër zona të ndryshme të vendit, si në Elbasan, Fier, Cërrik etj, kanë tentuar të blejnë votën.

Drejtoria e Policisë Elbasan
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Fatmir Qemal Gjeçi, banues në Tiranë, sepse në orën 17:00, në fshatin Zdrajsh, duke lëvizur me mjetin tip “Mitsubishi”, me targë TR 4921 R, dyshohej se do të shpërndante para për blerje votash në favor të një subjekti politik.

Drejtoria e Policisë Fier
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin me iniciale B.C., banues në Fier, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Nuk jepen të dhëna të tjera, pasi procedimi ndiqet me metoda speciale hetimi. Gjatë kontrollit iu gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.500 lekë.

Komisariati Krujë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin Besmir Karaj dhe punohet për kapjen e shtetasit Rexhep Rraja, banues në fshatin Nikël, sepse më date 24.06.2017, në fshatin Zezë, Besmiri, po shpërndante vlera monetare, persona të ndryshëm, anëtarë të komisioneve e vëzhguesve të subjekteve politik që aderon, kurse Rexhepi, në bashkëpunimin me dy shtetas të paidentifikuar, kanë kanosur me fjalë e armë zjarri dhe goditur me grushte Besmirin. Punohet për identifikimin e tyre.

Komisariati Elbasan
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Afrim Jagodina, banues në Elbasan, pasi dyshohej se ky shtetas do të shpërndante para për blerje votash në favor të një subjekti politik.

Komisariati i Policisë Cërrik
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Xhulio Hasko, banues në Cërrik, sepse në orën 21:00, ka bërë kallëzim shtetasi Servet Ramazan Duzha, i datëlindjes banues në Cërrik, me arsim të lartë, kryetar i një subjekti politik, dega Cërrik, pasi në lagjen nr. 3, ky shtetas me mjetin e tij tip “Benz”, me targa AA010 HM, shpërndante pako me ushqime në këmbim votash në favor të një subjekti politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY