ORË PAS ORE/ Zgjedhjet, ja qendrat e votimit të bllokuara në gjithë...

ORË PAS ORE/ Zgjedhjet, ja qendrat e votimit të bllokuara në gjithë Shqipërinë

175
0
Shares

Shqipëria zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, në të cilat shqiptarët do të vendosin për 140 deputetët e rinj të Kuvendit, mes një gare mes 18 partish politike.

10:40 Durrës, probleme me bojën e gishtit, fshihet
Probleme me bazën materiale janë hasur në Shkozet. Në lagjen 14 raportohet se stilolapsat nuk shkruajnë dhe tushat që bëjnë shenjën e gishtit, janë të tharë. Raportime të tilla vijnë nga Shkolla e re në Kënetë. Po ashtu raportohet se boja hiqet shumë lehtë nga gishti.
Në Shijak, Pjezë, Rreth Gjepalaj, “4 rrugët” po hyjnë makina të blinduara brenda në qendra. Është njoftuar policia, por ende asnjë ndërhyrje.
Në Lagjen 13, plazh, në QV 1408-00, komisioneri i PD ia ka lënë çdo material të mundshëm komisionerit të PS. Ndalohet procesi.

10:35 Votim në grup në Divjakë
Bllokohet votimi në dy QV në Divjakë. Bëhet fjalë për qendrat e votimit 2941, 2942. Shkak i ndërprerjes është bërë votimi në grup.

10:25 Durrës, presion për votën në Ishëm
Kushëriri i kryetarit të PS në Ishëm, S. Ibrahimit, Gent Ibrahimi ka ushtruar presion ndaj votuesve për të orientuar votën e tyre. Është kërkuar ndërhyrja e forcave të policisë për ta nxjerrë jashtë ambienteve të qendrës së votimit.

10:15 Korçë: Bllokohen 6 qendra
Bllokohet votimi në 6 qendra në shkollën “Sotir Gurra” në Korçë.

09:35 PD denoncon militantët e PDIU
Zyra e Partisë Demokratike në Elbasan ka denoncuar situatën në 4 Qendra Votimi në këtë qark. Sipas tyre, në 4 qendra votimi në Katund të Ri hyjnë e dalin militantë të PDIU-së, si manifestim presioni për votën.

09:28 Golem: probleme, ndërhyn policia
Bllokohet votimi në një qendër votimi në Golem. Është kërkuar ndërhyrja e policisë.

09: 25 Korçë: Persona të paautorizuar, presion mbi votuesit
Korçë, bllokohet votimi në qendrën pranë shkollës “Demokracia”. Shkak është bërë prania e personave të paautorizuar që ndikojnë tek votuesit për subjektin që ata duhet të votojnë.

09: 20 Fushë Arrëz, keqkuptime për vendin e qendrës së votimit
Nuk ka filluar ende votimi në fshatin Mzi, në Fushë Arrëz. Kjo, për shkak të vendndodhjes së qendrës së votimit. KZAZ kishte autorizuar që qendra të vendosje pranë shkollës, por pa përcaktuar se cilës shkollë, asaj të re apo të vjetër. PD kërkon vendosjen e qendrës pranë shkollës së re.

09:00 Mungojnë vula e fletë votimi
Probleme raportohen edhe në Durrës. Në QV 14 60/ 2 lagjja tre mungojnë 200 fletë votimi dhe po kërkohet të anulohet procesi i votimit.
Në lagjen 18, QV 1437/ 01 dhe lagjen 3 me QV 1461/00 në lagjen nr 9, raportohet se dy vulat i mban kryetari i komisionit. Është i bllokuar procesi dhe pritet të zhbllokohet.

08:40 Tiranë, s’ka filluar votimi te “Sami Frashëri”
Nuk ka nisur ende procesi i votimit në QV nr. 1966, në Tiranë. Bëhet fjalë për qendrën e vendosur pranë gjimnazit “Sami Frashëri”.

08:30 Patos, probleme me bojën në 40 qendra
Problemet me bojën kanë bllokuar votimin në qytetin e patosit. Bëhet fjalë për 40 qendra votimi, ku procesi është pezulluar përkohësisht.

08:05 Korçë, probleme në disa qendra
Bllokohet votimi në QV 3787 në Vreshtas, shkak është bërë ngatërrimi i listës me komisionerë. Janë ngatërruar emrat e dy komisionerëve të Partisë Demokratike në KQV. Pritet që KZAZ të sjellë listën e saktë.
Bllokohet votimi në një qendër votimi në Orman. Konstatohet rasti i një votimi familjar.
Në Qendrën e Votimit 1167, në  Arrëz, nuk ka nisur ende procesi i votimit, ka humbur vula e kryetarit të komisionit. Pritet që KZAZ të sjellë vulën rezervë.
Bllokohet votimi në QV në Veliternë, është hasur një rast votimi familjar.

07.45 Kamëz, mungojnë dy komisionerë
Në një qendër votimi në Kamëz mungojnë komisionerët e PD dhe të PR. Në Qendrën e Votimit 15-69/1 në Kamëz nuk ka nisur ende procesi i votimit. Mungojnë dy komisionarët e PD dhe PR. Për këtë të fundit nuk dihet arsyeja, ndërsa për atë të PD, justifikohet me një fatkeqësi familjare.

07:40 Durrës, probleme me emrin e komisionerit të PD
Probleme në procesin e votimit janë hasur edhe në Durrës. Në QV 96/1, në lagjen 8 nuk ka nisur ende procesi i votimit, për shkak të problemit me emrin e komisionerit të PD, i cili figuron ndryshe në dokumente. Pritet të sqarohet situata.

07:35 Himarë, 1 mijë emigrantë kthehen për votime
Në Himarë procesi i votimit ka nisur 30 minuta me vonesë.  Raportohet një fluks i madh emigrantësh të ardhur për të votuar. Numërohen rreth 1 mijë syresh, shkak i vonesës është bërë afishimi i listës në orën 07:20.

Ora 07: 30 Kukës, një kuti e çarë
Në Peshkopi, votimi nuk ka nisur në orarin zyrtar në disa qendra. Bëhet fjalë për, QV 1139/1, e cila  ende nuk ka hapur dyert për votuesit. Ndërsa ne QV 0392 në Pukë nuk ka filluar akoma votimi, per shkak te nje kutie të çarë.

Ora 07:00 Filloi procesi i votimit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY