Tiranë, premtuan zgjidhjen e problemeve në kërkim të votës, në pranga 3...

Tiranë, premtuan zgjidhjen e problemeve në kërkim të votës, në pranga 3 persona

107
0
Shares

Tre persona kanë rënë në pranga pasi premtonin para dhe zgjidhjen e problemeve në këmbim të votës.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në fshatin Çekrezë ku tre shtetasit janë kapur në flagrancë në automjetin tip Opel, brënda të cilit u gjetën lista e zgjedhësve për qëndrat e votimit të këtij fshati si dhe gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumenta të ndryshme pronësie të banorve të ndryshëm të këtyre qëndrave të votimit. Ata u kishin premtuar zgjidhjen e problemeve për kto pronësi banorëve të fashatit Çekrezë, në këmbim të votës për një subjekt të caktuar politik.
Bëhet fjalë përkatësisht për personat me iniciale:
– T. H., 31 vjeç, banues në Tiranë.
– E. Z., 28 vjeç, banues në Tiranë
– A. K., 22 vjeç, banuës në Tiranë
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” të parashikuar nga Neni 328/a dhe 25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY