Ilir Meta, dialog për zgjedhjet por nuk atakon qeverinë

Ilir Meta, dialog për zgjedhjet por nuk atakon qeverinë

59
0
Shares

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta thekson se palët politike duhet të dialogojnë për zhvillimin e zgjedhjeve, realizimin e reformës dhe ligjin e vettingut. Në një intervistë për Ora Neës ai shprehet se opozita duhet të japë kontributin e saj në këtë dialog, i cili duhet të qëndrojë larg ultimatumeve.

Meta: Çështja e zgjedhjeve dhe çështja e vazhdimit të reformës dhe zbatimit të ligjit të vetingut, duhet një dialog më pro aktiv dhe bashkëpunues. Ka ardhur koha që Shqipëria ta pastrojë njëherë e mirë temën e zgjedhjeve me probleme. Kjo kërkon një dialog politik proaktiv, larg ultimatumeve.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shtoi më tej se cënimi apo dështimi i zgjedhjeve do të rrezikonte stabilitetin e vendit apo edhe integrimin në BE.

Meta: Cënimi i zgjedhjeve aq me keq dështimi i tyre do të ishtë një pengesë dramatike për të ardhmen e stabilitetit të vendit, sepse për integrimin europian nuk bëhet më fjalë.

Ilir Meta tha se në cilësinë e kryetarit të Kuvendit është i gatshëm të kontribuojë në krijimin e urave të dialogut që do të mundësojnë zgjidhjen e problemeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY