Blindohet Elbasani, tension mes PS dhe LSI, blejnë vota me banda, per...

Blindohet Elbasani, tension mes PS dhe LSI, blejnë vota me banda, per here te pare nderhyn FNSH

144
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj zhvilloi një takim me subjektet elektorale, PS, PD dhe LSI në qarkun e Elbasanit pas situatës së tensionuar në këtë qark.

Zoti Demiraj takoi koordinatorët e subjekteve politike, z. Edmond Spaho, z. Taulant Balla dhe znj. Monika Kryemadhi për të dëgjuar pretendimet në lidhje me procesin zgjedhor dhe kërkoi uljen në minimum të tensioneve politike.

Ministri Demiraj udhëzoi Drejtorin Vendor të Policisë së Elbasanit të marrë masa për parandalimin e shit-blerjes së votës, të kontrollit të grupeve kriminale që mund të ndikojnë në procesin elektoral dhe të zbatohet plani i masave për të papriturat.  Forca te perforcuara policie dhe FNSH jane dislokuar ne terren.

Takimet e ministrit Demiraj u zhvilluan në kuadër të takimeve intensive që ai ka zhvilluar ditët e fundit në qarqet e Shqipërisë në funksion të zhvillimit të një procesi të qetë zgjedhor.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY