MALLAKASTËR/Rrihet polici në qendrën e votimit

MALLAKASTËR/Rrihet polici në qendrën e votimit

110
0
Shares

Një polic është rrahur sot në një qendër votimi në Drenovë të Mallakastrës ndërkohë që policia ka arritur të prangosë autorin

Autori është Besnik Caushaj, 49 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 24.06.2017, rreth orës 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-Vjecare “Beqo Caushi” Drenovë, Mallakastër, ka goditur me sende te forta (gurë) punonjësin e policisë i cili ishte paraqitur në qendrën e votimit sipas planizimit të shërbimit, në pritje për të marë në ruajtje qëndrën e votimit nr 3254.

Gjithashtu ky shtetas(i cili dyshohet në gjendje të dehur) ka shkatërruar dhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet Benz me targa AA 044 OC, pronë e punonjësit të policisë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 150 dhe 237 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY