Ja sa punonjës policie janë angazhuar në ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe...

Ja sa punonjës policie janë angazhuar në ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe masat e ndërmarra

104
0
Shares

Policia e Shtetit në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë territorin e vendit.
Në orën 18:00, të datës 24.06.2017 punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, duke i marrë në ruajtje.
Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë vendin:
– 5 362 Qendra Votimi
– 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor
Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit, Policia e Shtetit ka angazhuar 5851 punonjës policie.
Ndërko nga KZAZ-të nuk ka përfunduar ende shpërndarja e plotë e materialeve zgjedhore për në VNV.
Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 07:00 të datës 25.06.2017 kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit janë zbatuar me korrektësi detyrat e përcaktuara në planin e masave përsa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore.
Paraditen e datës 24.06.2017 është bërë instruktazhi i të gjitha forcave të policisë, në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe të ngarkuar me detyra në kuadër të këtij procesi zgjedhor.
Në Komisariatin Nr 1 Tiranë ka marrë pjesë në instruktazh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku ju ka kërkuar gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit të tregojnë profesionalizëm, paanshmëri e korrektësi në detyrë.
Pranë strukturave qendrore e vendore të policisë funksionojnë grupet e drejtim – koordinimit, të cilat janë ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunkim sa më efikas dhe në kohë reale me median e publikun.
Në vijim, veprimtaria e Policisë së Shtetit, do të fokusohet në përmbushjen e detyrave për:
Ruajtjen e Qendrave të Votimit, proces i cili do të vijojë deri në momentin kur KQV-ja fillon veprimet paraprake për çeljen e votimit.
Në menaxhimin e situatave apo të dhënies ndihmë për rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Qendrat e Votimit, në rastet e kërkesës së ligjshme të Komisioneve të Qendrave të Votimit.
Shoqërimin e materialeve të votimit nga Qendrat e Votimit për në Vendet e Numërimit të Votave.
Marrjen në ruajtje dhe sigurimin e Vendeve të Numërimit të Votave.
Kryerjen e veprimeve procedurale për të gjithë ngjarjet / incidentet që mund të ndodhin gjatë procesit zgjedhor, duke bashkëpunuar me prokuroritë e rretheve gjyqësore.
Dhënien e ndihmës për rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Vendet e Numërimit të Votave, në rastet e kërkesës së ligjshme të KZAZ-ve.
Shoqërimin e materialeve zgjedhore nga Vendet e Numërimit të Votave për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në përfundim të procesit zgjedhor.
Si dhe garantimin e rendit publik në të gjithë territorin e vendit.
Në të gjithë vendin aktualisht situata përsa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë.
Policia e Shtetit, krahas angazhimit maksimal për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në aktet normative në kuadër të procesit zgjedhor, është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë vendin, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY