Task Forca: Denonconi blerjen e votës! Transparenca na çon drejt BE

Task Forca: Denonconi blerjen e votës! Transparenca na çon drejt BE

110
0
Shares

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task Forcës i ka tërhequr vëmendje ministrave, të cilët nuk kanë zbatuar vendimin e Task Forcës të datës 24 qershor 2017 për zbatimin e planit të masave operacionale në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke i bërë thirrje atyre të plotësojnë këtë detyrim brenda datës 25 qershor 2017.
Sipas këtij vendimi të komunikuar dje nga zyra e zëvendëskryeministres, çdo ministri është e detyruar të bëjë një deklaratë për shtyp nëpërmjet së cilës fton qytetaret të denoncojnë në e-mailet, telefonat apo rubrikën e denoncimeve të Ministrisë përkatëse, çdo rast të përfshirjes së punonjësve të kësaj ministrie dhe/ose institucioneve të saj të varësisë në shitblerje të votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet Por gjatë ditës së sotme një njoftim të tillë e ka bërë vetëm Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Ministria i Mirëqenies Sociale dhe Rinise, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë që ky njoftim nuk është realizuar nga Ministria e Mbrojtjes sipas detyrave të posaçme
të përcaktuara në mbledhjen e fundit të Task Forcës dhe sipas njoftimit të bërë për të gjithë Ministrat e tjerë.
Në vijim të “planit te masave operacionale për mbarëvajtjen e zgjedhjeve” të miratuara në mbledhjen Task-Forcës, i është kërkuar këtyre ministrive të caktojë dy punonjës të ministrisë si persona kontakti që do të jenë në gatishmëri ditën e zgjedhjeve.
Këta persona do të kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme ditën e zgjedhjeve, nga ora 07.00 -20.30, e-mailet, telefonat apo rubrikën e denoncimeve të vëna në dispozicion nga ministritë për ankesa ndaj punonjësve të administratës që kryejnë shkelje gjatë procesit zgjedhor në ditën e votimit. Denoncimet e marrin duhen përcjellë Qendrës Operacionale për Zgjedhjet në Policinë e Shtetit, në adresën e-mailit:grupidrejtimitdpsh@asp.gov.al ose numrin 0800 0 129.
Zëvendëskryeministrja Mandija thekson edhe njëherë se është detyrimi i titullarët e të gjitha institucioneve shtetërore të marrin masat e nevojshme në përputhje me në përputhje Vendimin e
Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017“ si dhe kuadrin ligjor, për respektimin e detyrimeve të punonjësve të administratës shtetërore dhe të procedojnë sipas ligjit për çdo shkelje të evidentuar. Zëvendëskryeministrja Mandija shpreh bindjen se titullarët e ministrive do të kontribuojnë duke
mbajtur mbi te gjitha parasysh zhvillimin e zgjedhjeve lira, të ndershme dhe demokratike të denja për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të pranohet me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY