Gafa e ministrit të Ramës, thyen heshtjen zgjedhore duke bërë thirrje

Gafa e ministrit të Ramës, thyen heshtjen zgjedhore duke bërë thirrje

297
0
Shares

Ministri i Pushtetit Lokal, Bledi Cuci ka thyer sot heshtjen zgjedhore duke u bërë thirrje qytetarëve për të votuar Partinë Socialiste

“Të dashur miq,Fazës së parë të rrugëtimit tonë të mrekullueshëm po i afron fundi, për të hapur më pas një kapitull të mrekullueshëm për qarkun e Gjirokastrës. Ndaj ditën e nesërme, të gjithë së bashku të vërshojmë drejt kutive të votimit për të votuar #Numrin2 ✌️ për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën kryeministër të #ShqipërisëqëDuam “, poston në Facebook në mesditën e së shtunës, një ditë para zgjedhjeve.

Sipas ligjit zgjedhor nuk lejohen mesazhe elektorale nga zyrtarë të politikës dhe media audiovizive përgjatë ditës së shtunë dhe të dielë, ose 48 orë para votimit deri në përfundim të tij.

Cuci përbën një rast të rrallë kur një zyrtar i lartë shtetit thyen në mënyrë te papritur ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY