SASIA/Policia e Shkodrës publikon paratë e kapura në Shkodër, prerje 2 mijë...

SASIA/Policia e Shkodrës publikon paratë e kapura në Shkodër, prerje 2 mijë lekëshe

100
0
Shares

Sot, Policia e Shkodrës mori informacion në rrugë operative se në fshatin Kullaj dhe Ura e Mesit disa persona me një automjet tip Hunday me targa AA 797 MK dyshohej se kishin një listë votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blejrjen e votës.

 

Si pasojë e veprimeve profesionale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit:

 

  1. B. vjec 26, banues në Kullaj, Shkodër, me detyrë doganier në doganën e Vermoshit.

 

Xh. B. 30 vjeç, banues në Drisht, Shkodër

 

Pasi u bë kontrolli i automjetit tip Hunday me drejtues I.B. u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shperndarë me qëllim blerjen e votës.

 

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xh. B. I cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartmonedha me prerje 2000 lekëshe.

 

Materialet do ti referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” e “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” të parashikuara nga nenet 328/a/b i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY