Task Force, plan operacional për 25 qershorin, numer te posaçem per denoncimet

Task Force, plan operacional për 25 qershorin, numer te posaçem per denoncimet

96
0
Shares

Task Force që drejtohet nga zv/kryeministrja Ledina Mandija ka gati planin operacional per masat gjate dites se zgjedhjeve.

Në mbledhjen e pestë, Task-Forca diskutoi sipas rendit të ditës dërguar anëtarëve të saj dhe pjesëmarrësve në të. Të pranishëm ishin si zakonisht përfaqësues nga organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët falënderohen për pjesëmarrjen dhe janë të mirëpritur në çdo mbledhje.

Si pikë e parë e Rendit të Ditës u diskutua plani i masave operacionale për mbarëvajtjen e procesit ditën e zgjedhjeve.

Anëtarëve të Task-Forcës ju ishte vënë në dispozicion paraprakisht plani në fjalë duke u ftuar të sillnin rekomandimet e tyre (nëse kishin).

Plani në fjalë përfshin një sërë masash dhe Task-Forca do të jetë grupi që do të monitorojë dhe koordinojë ankesa  të ndryshme të referuara nga subjektet politike ditën e zgjedhjeve.

Plani për disa Ministri cakton masa të posaçme për tu ndjekur ditën e zgjedhjeve. Pas diskutimeve plani u miratua  dhe zbatimi i tij do të fillojë menjëherë.

Si pikë e dytë në funksion të transparencës u trajtua një ankesë e sjellë në adresë të Task-Forcës nga një subjekt politik dhe iu la detyrë Drejtori të Policisë për ndjekjen e  mëtejshme të rastit dhe kryerjen e veprimeve të duhura procedurale.

Numri për denoncimet

Zyra e zëvendëskryeministres, njofton publikun e gjerë se ka vendosur në dispozicion Portalin elektronik të denoncimeve nën rubrikën: Task Forca për zgjedhjet 2017,  e aksesueshme në faqen zyrtare te Kryeministrisë  me qëllim  referimin e  rasteve të përfshirjes së administratës së Kryeministrisë dhe institucioneve të varësisë, gjatë fushatës elektorale, ditën e zgjedhjeve si dhe gjatë procesit te numërimit.

“Zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në portalin elektronik të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë të administratës gjatë procesit elektoral si dhe garanton ata jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve”-thuhet ne njoftim.

Sipas saj, zëvendëskryeministrja siguron se është e vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero  ndaj çdo rasti të verifikuar në funksion të plotësimit të detyrave në marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY