Basha shpjegon skemën e ekonomisë: Do të ulim TVSH që vitin e...

Basha shpjegon skemën e ekonomisë: Do të ulim TVSH që vitin e parë

97
0
Shares

Përballë gazetares së ekonomisë Aurora Sulçe,  kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpjeguar skemën e uljes së taksave dhe rritjes së shpenzimeve.
Basha tha se do të ulë TVSH që vitin e parë të ardhjes në pushtet.

Aurora Sulçe: Ku do i gjeni paratë zoti Basha dhe për të ulur taksat dhe për të rritur shpenzimet, si do ti realizoni?
Lulzim Basha:  Nëse në datën 25 qershor nuk ka ndryshim do të vazhdojë kështu sic është, 56% e shqiptarëve duan të ikin, ekonomia nuk mund të rritet pa ulur taksat. Pa u rritur ekonomia ne nuk kemi një bazë të gjërë për tu taksuar, pra do të vazhdojë të jemi në gropë që do të jetë duke u thelluar. Skema është e qartë, është ajo që funksionon në Europë, SHBA, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Bosnjë Hercegovinë, në Serbi vetëm në Shqipëri nuk funksionin. Skema është fare e qartë. Ulja e taksave çfarë do të sjellë?! Do të sjellë gjenerim të bizneseve, investimeve, të kreditimit dhe të hapjes së vendeve të punës.
Po marr taksën që përmende ti, revolucionin fiskal. Ti the do humbasësh 3 – 4 %. 400 milionë euro është  efekti vjetor i uljes së TVSH. 400 milionë euro që sot i merr shteti dhe po kaq harxhon për shpenzime administrative, për luks, për fasada, për bashki fasadë, për koncesione korruptive, për karburant, për bileta avioni, për rilindje urbane me palma që thahen, po kaq para shkojnë vit për vit për këto.

Ilva Tare: Me avioni do fluturoni  dhe ju?
Lulzim Basha: Po jo 4 herë me më shumë saç bëheshe më përpara. 4 herë më shumë shpenzojnë këta me bileta avioni.

Aurora Sulçe: Po ato janë shpenzime operative, janë të përllogaritura… Shpenzimet operative do ti kesh.
Lulzim Basha: Jo shpenzimet operative, investimet për prioritetet e gabuara kanë kapur vlera kolosale

Aurora Sulçe: 5% të GDP
Lulzim Basha: 2 miliardw e 800 milionw euro

Aurora Sulçe: 5%
Lulzim Basha: 2 miliardw e 800 milionw euro e ke dëgjuar ndonjëherë këtë shifër më parë? Është shifra e abuzimeve me fondet publike nga KLD, me raporte të detajuara.  Pra rezerva financiare është e qartë. Modeli im ekonomik është provuar nga Roland Regan në vitet 80 dhe që andej ka siguruar rritje ekonike dhe rritje punësimi.

Aurora Sulçe: Kur do ta ulni TVSH sepse në debatin që kam pasur me përfaqësuesit tuaj nuk ditën të ma thoshin këtë gjë?
Lulzim Basha: Vendimi është marrë, TVSH do të ulet. 400 milionë euro më shumë në xhepat e shqiptarëve janë 400 milionë euro më shumë konsum në ekonomi.

Aurora Sulçe: Do ta bëni menjëherë që vitin e parë?
Lulzim Basha: Menjëherë, konsumi rrit prodhimin, prodhimi rrit ofertë dhe kërkesën dhe rrit mundësinë për kreditim të ekonomisë dhe për investime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY