Basha: Si ministër i Brendshëm luftova krimin, ndaj shqiptarët udhëtojnë sot pa...

Basha: Si ministër i Brendshëm luftova krimin, ndaj shqiptarët udhëtojnë sot pa viza

94
0
Shares

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit në TV Klan, Basha u ndal të problemet me krimin dhe trafiqet në Shqipëri.
Sipas tij, lufta ndaj krimit kur ai ishte ministër i Brendshëm, mundësoi lëvizjen pa viza të shqiptarëve.
“Nuk kalonte një gomone me drogë kur unë isha ministër i Brendshëm. Unë e kam provuar që kam luftuar krimin dhe në sajë të kësaj lufte shqiptarët udhëtojnë sot pa viza në Europë.
Pres me qetësinë më të madhe gjykimin e shqiptarëve ditën e diel.
Nuk do ketë në qeverinë time ministra që ulen me biznesmenë, kur ulet ministri, politikani me biznesmenin e ha qytetari”, garantoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY