Shkodër, bie “pazari” i votës, ja “kursi i këmbimit”

Shkodër, bie “pazari” i votës, ja “kursi i këmbimit”

109
0
Shares

Në Shkodër, mësohet se ka rënë pazari i votës. Blerja e saj, tentohet me jo më shumë se një qese me ushqime.
Në një përfundim të tillë, arrihet edhe pas burimeve zyrtare të Policisë Vendore, të cilat bëjnë të ditur se sot, rreth orës 15:30 është marrë informacion se në Lagjen “Liria” Shkodër, te një zyrë elektorale, po bëhej shpërndarje pakosh me ushqime në këmbim të blerjes së votave.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër shkuan në vendin e cituar.
Nga këqyrja e zyrës elektorale u konstatuan rreth 70 pako në qese plasmasi, me artikuj ushqimor.
Ato po shpërndaheshin nga kryetari lokal i një subjekti politik, P. Rr., 49 vjeç, banues ne Shkodër, si dhe S. Gj., 29 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen “Skënderbeg” Shkodër.
Në polici ata deklaruan se pakot me ushqime po i shpërndanin për shtresat në nevojë, me rastin e festës së Bajramit.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY