Basha nga Durrësi: Koha për Edi Ramën ka mbaruar, ta ndëshkojmë me...

Basha nga Durrësi: Koha për Edi Ramën ka mbaruar, ta ndëshkojmë me votë në 25 qershor

64
0
Shares

Kreu i PD-së ka qenë sot pjesë e mitingut përmbyllës të fushatës elektorale në Durrës.
“Ditën e diel amfiteatri i përplasjes i zgjedhjeve do të jetë mes dy mundësive, mundësisë së vetme që na la trashëgim qeverisja e korruptuar e inkriminura dhe e dështuar e Edi Ramës, ose votën për Republikën e re për ekonominë e fortë për të nesërmen e sigurt”.
Duke përmendur frazën e gazetarit Maqedonas, Kim Mehmeti, sipas të cilit “Nuk hapim dot frigoriferin, se edhe aty na del Edi Rama”, Basha bëri një paralelizëm, duke thënë se Edi Rama dhe qeveria rrinë në frigoriferë, sepse ata janë bosh për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike.
“Koha për Edi Ramën ka mbaruar, ta ndëshkojmë me votë në 25 qershor.
Edi Rama bën riciklim premtimesh.
Vetëm PD ka një plan ekonomik për një ecje të sigurt, votoni nr. 6 Republikë e re”, u shpreh Basha midis të tjerave. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY