VIDEO & EMRA/ Korçë, goditet banda e trafikimit të drogës dhe falsifikimit...

VIDEO & EMRA/ Korçë, goditet banda e trafikimit të drogës dhe falsifikimit të dokumenteve

226
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve,  Sektori Kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Euro Kart” në kuadër të procedimit penal Nr. 570 viti 2017  të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” neni 189/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve” neni 186/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” neni 187 i Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve “ neni 190/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/2 i Kodit Penal.
Këto hetime kanë filluar në muajin Maj 2017 për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Për dokumentimin ligjor të veprës penale për këtë procedim penal janë përdorur metodat speciale të hetimit, ku në përfundim të këtij plani operacional, janë arrestuar në flagrancë shtetasit
1. Artur FEÇANJI, 51 vjeç, banues në Korçë, 
2. Thanas SHOLLA, 54 vjeç, banues në Korçë, 
3. Asqeri BEBRI, 49 vjeç, banues në Korçë, 
4. Vladimir FURTUNA, 58 vjeç, banues në Korçë, 
5. Shkëlzen MUÇOLLARI, 30 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale
– Rreth 25 kilogram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa
– 700 Euro të prerjes 50 euro copa
– 8 telefona të markave të ndryshme
– 15 karta Sim të kompanive të ndryshme
– Një aparat për lojëra fati
– Një njësi bashkë me monitor dhe printer që përdoret për baste sportive
– Një njësi bashkë me monitor që përdorej për kryerjen  e falsifikimit me program përkatës të avancuar,
– Një USB e cila ka materiale dhe programe të sofistikuara për të kryer falsifikime
– Dy copë printera të teknologjisë së lartë që përdoreshin për prodhimin dhe falsifikimin e pasaportave biometrike, shqiptare dhe të huaja, si dhe kartave të identitetit shqiptare dhe të huaja
– Pesë pasaporta shqiptare dhe dy pasaporta greke
– Pesëmbëdhjetë karta identiteti shqiptare, dy karta identiteti spanjolle dhe dhjetë karta identiteti greke (tafto)
– Dokumente të ndryshme shkollore (diploma, dëftesa pjekurie)
– Patenta ndërkombëtare greke dhe shqiptare .
– Solucione të posaçme të cilat përdoreshin për kryerjet e falsifikimeve,
– Pajisje me ngrohje për plastifikimin e dokumenteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY