OKB: Shqipëria, baza e krimit të organizuar, e trafikut të heroinës, kokainës...

OKB: Shqipëria, baza e krimit të organizuar, e trafikut të heroinës, kokainës e kanabisit

180
0
Shares

UNODC, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, sapo ka publikuar “Raportin Vjetor Global Të Drogave” për vitin 2017.
Sipas publikimit, të ndarë të pesë kapituj të zgjeruar, Shqipëria, si asnjëherë tjetër në raportet e mëparshme, përmendet në pothuajse të gjitha, si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria është gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroinës, kokainës dhe kanabisit.
Kapitulli “Analiza e tregut për drogat me bazë bimore”, thekson se “në Europë, dy shtetet më të përmendura për trafikimin e barit të Kanabisit ishin Holanda dhe Shqipëria”.
Shqipëria përmendet jo vetëm për trafikimin, por edhe për prodhimin. “Burimet kryesore të barit të kanabisit në Europë janë brenda rajonit, veçanërisht Holanda dhe Shqipëria, megjithëse Europol ka identifikuar Çekinë si një nyje të rëndësishme shpërndarjeje për barin e kanabisit të trafikuar në shtetet fqinjë”, thuhet në këtë kapitull.
Shqipëria është gjithashtu pika e parë e shpërndarjes edhe për barin e kanabisit që vjen nga Afganistani.
Krahas prodhimit dhe trafikimit, raporti jep alarmin se substancat narkotike po përdoren gjerësisht nga të rinjtë shqiptarë. Në kapitullin “Analiza e tregut të drogave sintetike- stimulantët e tipit amfetaminë, substancat e reja psikoaktive”, kur flitet për përdorimin e substancave të reja psikoaktive, raportohet se djemtë shqiptarë, më shumë se vajzat kanë raportuar përdorimin e tyre.
Akoma më i rëndë është kapitulli “Problemi i drogave dhe i krimit të organizuar, flukset e paligjshme financiare, korrupsioni dhe terrorizimi”, ku Shqipëria është përfshirë në tabelën ku ka evidenca të forta të përfshirjes së grupeve të krimit të organizuar nga vendet specifike/rajonet për heroinën, kokainën dhe kanabisin, ndërsa në grupin e vendeve me përfshirje të kufizuar përmendet në angazhimin me drogat e tjera të paligjshme.
Në kapitullin “Vështrim i përgjithshëm mbi kërkesën për drogë dhe furnizimin”, jepen të dhëna mbi kultivimin e kanabisit. Të dhënat për Shqipërinë i referohen vitit 2014, ku në Shqipëri vlerësohet të jenë prodhuar 540 ton kanabis.
UNOCD, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe krimi e publikon çdo vit raportin e drogave, por raporti i 2017-s e përmend Shqipërinë shumë më dukshëm se ai i viteve të kaluar.
Në raportin e 2016-s, Shqipëria përmendej për faktin se fitimet nga drogat ishin sa 2.6% e prodhimit të brendshëm bruto të vendit.

Raporti
Raporti Botëror i Drogave 2017 qartësisht tregon në përmbledhjen ekzekutive, se duhet bërë shumë punë për të përballuar dëmet që i sjellin drogat shëndetit, zhvillimit, paqes dhe sigurisë në të gjitha rajonet e botës. Globalisht ka një minimum të vlerësuar prej 190,000 — që në pjesën më të madhe mund të kishin qenë të shmangshme — vdekje të parakohshme nga drogat, pjesa më e madhe e të cilave i atribuohet përdorimit të opioid-eve.
Ndikimi i tmerrshëm i përdorimit të drogave tek shëndeti mund të shihet i lidhur me rastet e HIV, hepatit dhe turbekulozit./Monitor

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY