Nga ‘vetëm seks’ tek ‘përgjithmonë bashkë’: Historia si në filma e aktorëve

Nga ‘vetëm seks’ tek ‘përgjithmonë bashkë’: Historia si në filma e aktorëve

320
0
Shares

Ashton Kutcher prej kohësh është lumturisht i martuar me Mila Kunis, me të cilën ka gjithashtu 2 fëmijë. Por romanca e tyre fillimisht, mund të ketë qenë gjithçka përveçse dashuri.
Kutcher, tregon se momentin e parë që janë takuar gjatë xhirimeve, ishin vetëm 2 adolëshentë që kishin thjesht tërheqje seksuale ndaj njëri- tjetrit dhe as që mendonin për diçka më shumë së bashku.
Edhe pse në shumë nga projektet e realizuara, ata kanë qenë çift, kur Mila ishte vetëm 14 vjeç dhe ai 19-të, aktori tregon se për shumë kohë, ata nuk kanë patur asnjë lloj kontakti jo profesional.
Dhe në fakt, s’mund të ndodhte ndryshe duke qenë se atë kohë, Ashton ishte i martuar me Demi Moore dhe Mila ishte gjithashtu në një lidhje. Kjo, zgjati deri në vitin 2012 kur të dy ishin sërish të lirë dhe rastësia donte që të takoheshin gjatë një feste. Aktori i “No Strings Attached”, tregon se gjithçka ka nisur si një lojë dhe të dy mund të ishin gati për çdo gjë me njëri-tjetrin përveçse të përfshiheshin në një lidhje serioze.
“Ishte shumë situatë e çuditshme sepse unë sapo kisha përfunduar filmin “No Strings Attached” dhe Mila “Friends With Benefits” dhe ne zyrtarisht po jetonim me njëri-tjetrin filmat tanë. Ashtu ndiheshim vërtetë.”- tregon aktori.
Edhe pse çifti tregon se e gjitha nisi thjesht si tërheqje fizike, çdo herë e më shumë ata ishin më afër, derisa papritur e gjetën veten të martuar dhe prindër të 2 bebushave.anabel.al/

Rezultate imazhesh për mila kunis ashton kutcher

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY