U ekzekutua në derën e shtëpisë, rrëfehet kunati: Ja si qëndron e...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, rrëfehet kunati: Ja si qëndron e vërteta

195
0
Shares
Foto Ilustruese nga arkivi

Një nga motivet e ekzekutimit të tropojanit Fatjon Sinani, u mendua të ishte përfshirja e tij në veprimtari penale, si kanabisi. Autoritetet dyshuan se vrasja e tij erdhi si pasojë e spiunimit të një parcele me drogë, ku mendohet se Sinani punoi si roje vitin e kaluar. Më pas parcelën e asgjësoi policia.
Mendohet se pas këtij spiunimi trafikuesit ta kenë vrarë për tradhëti.
Por kunati i tij, po edhe vetë policia kanë hedhur poshtë një pistë të tillë.
“Nuk e dimë se kush e vrau”,- shprehet kunati i tij -“por Fatjoni nuk është marrë ndonjëherë me veprimtari të tilla. Nëse do të ishte kështu, nuk do të ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe të kërkonte për çdo ditë punë në sheshin “Omonia”. Madje edhe qiranë e shtëpisë e paguanin të afërm të tij, pasi Fatjoi dhe e shoqja nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për ta përballuar”.
Kjo pistë është hedhur poshtë edhe nga burimet zyrtare të Policisë, ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës kanë konfirmuar se pista në të cilën po hetohet mbetet vetëm ajo e së kaluarës së tij në Tropojë, ku po kërkohet të gjenden informacione apo detaje që mund të çojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, e cila për momentin mbetet ende mister.
Ndërkohë pritet tashmë të merret edhe dëshmia e gruas së Fatjon Sinanit, e cila prej momentit të krimit ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY