Elbasan, futën sende kontrabandë në spital, ndalohen 4 efektivë të Drejtorisë së...

Elbasan, futën sende kontrabandë në spital, ndalohen 4 efektivë të Drejtorisë së Burgjeve

130
0
Shares

Janë ndalur 4 efektivë të Drejtorisë së Pergjithshme të Burgjeve.
Të katërt kishin për detyrë të ruanin personat e dëmtuar në lidhje me ngjarjen e datës 07.04.2017.
Efektivët kanë lejuar futjen e sendeve të palejuara në spital duke përfituar nga detyra.
Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Burgjeve, bënë ndalimin e shtetasve:
Viktor Kalemi, 49 vjeç
Gëzim Muka, 44 vjeç
Adriatik Allushi, 56 vjeç
Pali Bushgjokaj, 56 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me detyrë efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë.
Këta shtetas duke qenë me detyrë në ruajtjen e personave të dëmtuar në spital lidhur me ngjarjen e datës 07.04.2017 dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën duke lejuar futjen e sendeve të kundraligjshme.
Këta shtetas, u ndaluan pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 22.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY