NJOFTIM/ PD mbyll fushatën elektorale, ja segmentët rrugorë që do të bllokohen

NJOFTIM/ PD mbyll fushatën elektorale, ja segmentët rrugorë që do të bllokohen

134
0
Shares

Më datë 23.06.2017, për shkak të mbylljes së fushatës elektorale të Subjektit Politik Partia Demokratike, duke filluar nga ora 17:00, deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë bllokime të segmenteve rrugorë si më poshtë:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri”
– Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” deri tek kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Si rrjedhojë e këtyre segmenteve të bllokuara do të bëhet spostimi i përkohshme i linjave urbane si:
– Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga “Muhamet Gjollesha”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri”
– Linja Urbane Kamëz – Tiranë – Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qëndror përkohësisht do të spostohet tek Sheshi “Parisi” tek Rruga e “Durrësit”(Kafe Flora)
– Linja Urbane T.E.G. – Kopësht Zologjik – Qendër – ish Stacioni i Trenit, nga Sheshi “Uillson”, do të spostohet përkohësisht në Rrugën “Sami Frashëri”, Bulevardi “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Abdyl Frashëri dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Piramida drejt Presidencës”
Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vin nga qytetet e tjera të Sqipërisë, mjetet e transportit Interurban do të parkohen si më poshtë:
– Ardhja nga Sheshi Shqiponja do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”
– Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, Rrugën “Muhedin Llagani”( ish parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme)
– Ardhja nga Rruga e “Elbasanit” do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Fakulteti i Ekonomisë
– Ardhja nga Rruga “Bardhyl” do të ketë stacion parkimi, sheshin në afërsi të Martenitetit të Ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY