Lulzim Basha në Elbasan: Të dielën votohet për ekonominë, vetëm PD ka...

Lulzim Basha në Elbasan: Të dielën votohet për ekonominë, vetëm PD ka një program

139
0
Shares

Të dielën votohet për ekonominë , tha Lulzim Basha para qytetarëve të Elbasanit që kishin mbushur sheshin kryesor te qytetit. “Dhe kush e ka programin ekonomik? E ka vetëm PD të shkruar nga ekspertët e Merkelit. E djathta evropiane sapo na ka uruar fitoren dhe sapo kanë porositur qytetarët shqiptarë se PD është e vetmja parti që ka plan që do të ndalë stanjacionin ekonomik dhe do ta cojë vendin drejt reformave”, tha Basha.

 

Kreu i PD-së siguroi se reforma për drejtësi do të bëhet, do të zhvillohen reformat dhe është i bindur se Elbasani do të thyejë të majtën.

Basha u bëri thirrej bandave të pushtetit të mos prekin zgjedhjet pasi asgjë nuk mund ta ndalë fitoren e së djathtës.

 

Këtu kemi qenë para 8 vitesh, në qershor të vitit 2009, kur premtova se do ta mposhtim masivin e Krrabës dhe do të shponim tunelin. Ne e bëmë tunelin, por këta nuk bënë rrugën. Në bëmë rrigën e Gjinarit, hidrocentralin e Devollit që ka ndryshuar Elbasanin. Ju më njihni dhe unë ju njoh. Unë nuk e them kurrë kot fjalën, por kur e them bëj gjithçka për ta mbajtur.

 

Ne jemi të vetmit që kemi një plan, e thotë edhe Europa. Ata që janë të pavendosur u them mos rrini në shtëpi, mos e coni votën dëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY