Zyra e zëvendëskryeministres denoncon: Albpetrol ka punësuar 164 persona në shkelje të...

Zyra e zëvendëskryeministres denoncon: Albpetrol ka punësuar 164 persona në shkelje të Kodit Elektoral

113
0
Shares

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës, referoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme informacionin e verifikuar se shoqëria Albpetrol sh.a, shoqëri, e cila ka vartësi direkt nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, pas datës 26 Maj 2017 në ka punësuar 164 shtetas në shkelje të Kodit Elektoral Bazuar në VKM-në Nr.473, datë 1.06.2017, pika 31, germa ë, zyra e zv.Kryeministres
Mandija njofton se që ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Një ditë me parë zyra e zëvendëskryeministres referoi rastin për 18 punësime pas kësaj periudhe.
Por sot në vijim të informacioneve të reja të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u
verifikua se ka me qindra punësime të tilla në shkelje të Kodit Elektoral.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY