Itali, furnizonte tregun e drogës, në pranga 24 vjeçari shqiptar

Itali, furnizonte tregun e drogës, në pranga 24 vjeçari shqiptar

152
0
Shares

Është arrestuar koka e një bande që trafikonte drogë në të gjithë Italinë. 24 vjeçari me origjinë shqiptare, Fatmir Muhaj prej kohësh është përfshirë në aktivitete të shumta kriminale të qytetit, dhe për këtë arsye gjykata i kishte vënë mbikëqyrje të veçantë. Sipas mediave italiane, Fatmiri jeton në Caldaro dhe masat e sigurisë, të anuluara më vonë, ia kishin ndaluar futjen në Bolzano vetëm për kërkesa të veçanta, të tilla si për të kërkuar punë.
Muhaj është vetëm 24 vjeç por furnizonte me hashash, marijuanë dhe kokainë tregun e drogës në Bolzano të Italisë.
Prej më pak se 1 viti, pas nënshtrimit të një serie kontrollesh, u zbulua që Fatmir Muhaj ishte “kapo i madh” i grupit që trafikonte drogë, me bazë operative në Oltrisarco.
I riu shqiptar përfundoi në burg të martën në mëngjes. 24 orë më parë ai ishte ndaluar për rezistencë ndaj një oficeri policie por u la i lirë shpejt, ndërsa të martën përfundoi me të vërtetë në pranga pas operacionit antidrogë të karabinierëve. Bëhet fjalë për një hetim të nisur një vit më parë pas një serie grabitjesh të kryera në disa hotele.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY