FOTO GALERI/ Bashkia Kamëz, 60 projekte të përfunduar në 6 muaj

389
0
Shares

Bashkia Kamëz vazhdon punën me intensitetin e lartë për realizimin e investimeve në territorin e saj. Janë 60 investime në 6 muaj, që po kryhen falë angazhimit maksimal të Bashkisë Kamëz dhe me fondet e saj gjendur përballë vetos qeveritare. Qeveria “Rama” në 4 vite nuk ka financuar 135 projektet e Bashkisë, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin dukshëm të jetesës së qytetarëve. Falë punës dhe angazhimit maksimal të Bashkisë, infrastruktura urbane e qytetit është e pakrahasueshme me të kaluarën, po ashtu edhe me njësi të tjera vendore. Në çdo lagje ka investime të financuara nga Bashkia. Gjendja e infrastrukturës urbane ka shënuar progres vit pas viti, duke qenë e pakrahasueshme me të kaluarën. Vetë kryebashkiaku Mziu është thuajse çdo ditë në terren për ndjekjen e punimeve përfshirë dhe rrugën “Demokracia” 7 km e gjatë që u vjen në ndihmë 50 mijë banorëve të Paskuqanit. Kryebashkiaku Xhelal Mziu ka inspektuar punimet që po kryhen në rrugën “Abdi Bej Toptani”, ku po punohet intensivisht për ndërtimin e saj. Financimi i kësaj rruge është i gjithi nga të ardhurat e Bashkisë. Rruga ka gjatësi 1400 ml, me gjerësi 10 ml, dhe trotuare në të dyja anët e rrugës me nga 2 ml gjerësi. Kjo rrugë do të kthehet në një segment me parametra bashkëkohorë. Duke pasur parasysh kërkesat dhe nevojat e mijëra qytetarëve të zonës, në prioritetet e Bashkisë Kamëz për vitin 2017 ka qenë dhe ndërtimi i kësaj rruge me gjatësi të konsiderueshme dhe që ndikon si në aspektin social ashtu edhe në atë ekonomik. Një tjetër investim i rëndësishëm i Bashkisë është edhe ndërtimi i Rrugës së Zanave dhe “Torino”, një standard më i lartë për infrastrukturën e lagjes Bathore 1. Edhe ky investim i vetëfinancuar nga Bashkia Kamëz do t’u vijë në ndihmë mijëra banorëve. Këto segmente rrugore shërbejnë për të lidhur një pjesë të rëndësishme të lagjes Bathore 1 me Bulevardin Blu. Të tjera investime që janë inspektuar nga kryebashkiaku Xhelal Mziu janë rrugët “Butrinti”, “Pashtriku” dhe “Saranda”, “Coca-Cola” (vazhdim) në Laknas, “Liria” në Frutikulturë, ndërtimi i KUN-ve dhe rrugëve “Zgjimi” (vazhdim) dhe “Vodafone” në Valias etj. Vetë kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili ka inspektuar punimet në këto rrugë, ka bërë me dije se në gjashtë muaj janë realizuar nga Bashkia ose janë drejt përfundimit 60 projekte infrastrukturore. Realizimi i këtyre projekteve sjell një impakt të jashtëzakonshëm social, si për banorët e zonës, ashtu edhe për ata që zgjedhin të kalojnë në këto segmente rrugore. Banorët dhe përfaqësuesit e bizneseve që ndodhen në këtë rrugë shprehen të kënaqur për realizmin e këtij investimi, duke falënderuar me këtë rast Bashkinë Kamëz dhe kryebashkiakun Xhelal Mziu. Ky investim shtrihet në një zonë problematike në kohën e reshjeve, të cilat shkaktojnë përmbytje. Për këtë qëllim, Bashkia Kamëz ka ndërhyrë me anë të këtij investimi për të krijuar kushte më të mira jetese për qytetarët dhe për zhvillimin e bizneseve. Shqetësimit dhe kërkesave të komunitetit Bashkia Kamëz u është përgjigjur me punë, me investime publike dhe shërbime cilësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY