EMRAT / LSI denoncon: Po blihen vota në Vorë në kujdesin e...

EMRAT / LSI denoncon: Po blihen vota në Vorë në kujdesin e Saimir Tahirit

95
0
Shares

Eriona Bixha, kandidate e LSI për Tiranën ka denoncuar sot skenarët për shitblerjen e votave në Vorë. Duke folur me emra konkretë dhe targa makinash ajo ka bërë thirrje në emër të partisë së saj që policia të marrë masat e nevojshme për të ndaluar fenomenin e turpshme të shitblerjes së votës.
“Uragani i fitores plebishitare është kthyer në makth për disa forca politike. Denoncoj drejtuesin e shitblerjes së votave në Vorë,  Agim Kajmaku, që makinën e tij ‘Volksëagen’ e ka shndërruar në bankë, ku në bashkëpunim me drejtues të policisë në përkrahjen e Saimir Tahirit bëjnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi”, tha ajo.
Më tej, ajo ka denoncuar edhe Edi Kajmakun drejtori i ujësjellësit në Kombinat, dhe Ladi Kajmaku që sipas saj janë më të besuarit që përgatisin zonën dhe ushtrojnë presion në bashkinë e Vorës.
LSI ka denoncuar edhe shtetasin Rexhep Shehi dhe Dritan Stoka, punonjës i ALUIZNI.
“I bëj thirrje drejtorit të ALUIZNI  të shmangë shpërndarjen e legalizimeve për qëllime elektorale. I bëjmë thirrje policisë së shtetit, të marrin masat e nevojshme për ti thënë stop fenomenit të turpshëm për Vorën”, tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY