Drejtoresha e spitalit rajonal Fier, Brunilda Çami përmes një shkrese ka firmos një vend pune për veten e saj gjatë kohësh që mban edhe detyrën e titullarit të institucionit. Shkresa që ka siguruar Opinion.al daton më 8 mars 2017 dhe i drejtohet vartësve të saj, zëvendësdrejtorit administrativ të spitalit, burimeve njerëzore dhe kryeinfermieres. Në shkresë shkruhet: znj Brunilda Abas Çami të emërohet mjeke e përgjithshme në punktin e kujdesit paliativ pranë spitalit rajonal Fier. Periudha e punësimit deri më 10 qershor 2017, konsiderohet provë.
Po kështu drejtoresha i ka përcaktuar edhe pagën e dytë vetes që shkon diku tek 530 mijë lekë ( të vjetra) në muaj. Në fund shkresa firmoset e vuloset nga vetë znj. Çami.
Ky është një rast i pastër abuzimi i drejtuesve të spitaleve që kanë bërë çfarë kanë dashur me paratë publike. Rroga e dytë e saj, shumë mirë mund të kishte shkuar për një mjek të ri, pasi siç dimë janë me qindra mjek që diplomohen dhe marrin rrugët e Gjermanisë pasi nuk ka punë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shoqërore apelohen të marrin masa ndaj rasteve të tilla flagrante.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/