Basha sfidon nga Dibra: Për dy vjet ose hap tunelin e Arbërit,...

Basha sfidon nga Dibra: Për dy vjet ose hap tunelin e Arbërit, ose jap dorëheqjen si Kryeministër

94
0
Shares

Kreu i PD-së ka vijuar sot turin e takimeve përmbyllëse elektorale, në Dibër.
Pengu i kreut të PD, Lulzim Basha për Dibrën dhe dibranët është rruga e Arbrit.
Nga Dibra, Lulzim Basha ka risjellë edhe një herë premtimet e përsëritura, por të pa mbajtura të Edi Ramës, për rrugën e Arbrit.
Më tej Basha ka sfiduar, duke premtuar se, për dy vjet, si sot, ose hapim tunelin e Arbrit, ose unë jap dorëheqjen si kryeministër.
“Tani ka ardhur koha që PD të ndërtojë institucionet ekonomike, për ekonominë e fortë me taksa të ulëta. Kjo është beteja, kjo është vota për PD për ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurt.
Kam ardhur në Dibër kur pushtetin e kishim ne dhe u kryen shumë punë por mbetën edhe shumë të tjera, por pengu im është Rruga e Arbrit.
Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim të vetëm në Dibër ashtu si në gjithë Shqipërinë, por përkundrazi e zhyti Dibrën në varfëri të thellë. Iu hoqi mijëra vende pune, e ndali në vend që ta mbaronte rrugën e Arbrit. E mbani mend kur e premtoi përpara se të zgjidhej Shukriu, edhe para se të zgjidhej Muharremi, e premtoi edhe tani. Asnjë lopatë të vetme dhe nuk hodhi.  Ky është Rama njeriu që premtoi por nuk mbajti premtimet. Rama nuk ka program, por bën premtime të pa mbajtura
E ka kuptuar se ndëshkimi popullor me votë do të jetë referendar, nga ju matjanët dhe bulqizakët. Edhe nga qindra mijëra të tjerë të cilët kanë heshtur sa nga frika, pamundësia por që në 25 qershor do bashkohen dhe do votojnë numrin 6 republikën e re, republikën e shqiptarëve.
Si sot dy vjet do të ndodhin dy gjëra, ose do të hapim tunelin e Arbërit, ose unë jap dorëheqjen si kryeministër. Ka vetëm një të tretë, i pari Kalimashi, i dyti Krraba, i treti rruga e Arbërit dhe unë do ta përfundojë këtë.
Këtë rrugë do ta bëjmë për Dibrën, Bulqizë, për vëllezërit tanë në Maqedoni, për Tiranën e Durrësin”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së premtoi gjithashtu edhe hapjen e Universitetit të Dibrës.
Në mitingun përmbyllës në Dibër Basha tha se Rama nuk ka asnjë plan ekonomik për vendin, por bën vetëm premtime të pa mbajtura.
Kreu i PD paralajmëroi kryeministrin Rama se në 25 qershor  ndëshkimi popullor me votë do të jetë referendar. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY