Përdhunohet vajza në spital, protestuesit e zemëruar dhunojnë policët

Përdhunohet vajza në spital, protestuesit e zemëruar dhunojnë policët

77
0
Shares

Pasi një vajzë adoleshente është droguar dhe përdhunuar në një spital në Indi qindra protesutues kanë dalë në rrugë.
Oficerët e policisë janë përpjekur që të kontrollojnë turmën e zemëruar mbledhur jashtë Spitalit Jagriti në qytetin Kanpur, por protestuesit u kthyen kundër policisë duke i hedhur gurë. Skenat e dhunshme janë filmuar nga dëshmitarët okularë.
Një oficer i policisë, i cili e gjeti veten të izoluar dhe rrethuar nga demonstruesit, është dhunuar duke u lënë pa ndjenja.
Dhuna shpërtheu pasi u përhap lajmi se një nxënëse e quajtur Akansha, rreth moshës 17 – 18 vjeç, kishte pohuar se ishte droguar dhe përdhunuar nga një asistent i infermierit, pasi humbi ndjenjat në një festë kishte nxituar në spital.
“Pasi prindërit e mi ishin larguar ndihmës infermieri erdhi në dhomën time dhe më injektoi diçka që më vuri në gjumë. Ai përfitoi nga situata dhe më përdhunoi”, ka thënë ajo.
“Unë e ndjeja që diçka e keqe po ndodhte por nuk mund të bëja asgjë pasi isha nën efektin e drogës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY