EMRI/ I dehuri plagos “mysafirin” te lokali i fshatit

EMRI/ I dehuri plagos “mysafirin” te lokali i fshatit

82
0
Shares

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Ngjeqar në Fier.
Në vendngjarje menjëherë ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në një lokal të këtij fshati është plagosur me armë zjarri në këmbë Ramiz Gega, 50 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Nga hetimet paraprake për motive të dobëta, U. S., banues në Ngjeqar, (dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur), ka qëlluar me armë zjarri Ramiz Gegën, i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij në këtë fshat.
Në kërkim është shpallur autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij.
Gega ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY