PISTAT/ Vlorë, ja pse u vra tropojani

PISTAT/ Vlorë, ja pse u vra tropojani

90
0
Shares

Dy ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit Fatjon Sinani në Vlorë, të tjera detaje zbulohen nga hetimi. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se policia po heton edhe në një pistë krejt të ndryshme nga ato të mëparshmet për zbulimin e autorëve. Sipas Mehmetit, një pistë e motiveve të vrasjes së tropojanit dyshohet për çështje të lëndëve narkotike. Kjo pasi Sinani dyshohet se ka punuar vitin e kaluar në një parcele me kanabis që u zbulua vitin e kaluar në një fshat të Vlorës dhe dyshohet se viktima spiunoi për parcelën.
Në pranga, i dyshuar për vrasjen është vënë një 42-vjeçar, i cili vijon të mohojë autorësinë e krimit. Po kështu një person është shpallur në kërkim. Ndërkaq mësohet gjithashtu se pak metra larg vendit të vrasjes policia gjeti edhe pistoletën tip “Beretë”.
Fatjon Sinani u ekzekutua mbrëmjen e së martës në derën e shtëpisë së tij në Vlorë në rrugën “Ali Demi” pranë spitalit të qytetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY