Policia e Beratit ka njoftuar se në Komisariatin e Policisë “Ura Vajgurore”, janë paraqitur 4 shtetase dhe kanë bërë kallëzim për shtetasin A.K 28 vjeç, banues në Urë Vajgurore.
Në bazë të kallëzimit dhe të pretendimeve të 4 shtetaseve, dyshohet se shtetasi A.K u ka grisur fletëpalosjet të cilat kanë qënë duke i shpërndarë si dhe ka debatuar me njërën prej tyre konkretisht me shtetasen K.A, 22 vjeçe, banuese në Urë Vajgurore.
Menjëherë pas kallëzimit të marrë, shtetasi A.K, është shoqëruar nga Policia në ambjentet e Komisariatit të Policisë Ura Vajgurore.
Materialet për këtë ngjarje do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasit A.K, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrësve në zgjedhje”, parashikuar nga neni 329 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/