EMRAT/ Durrës, dy vëllezër pinë gjithë natë – në mëngjes të dehur,...

EMRAT/ Durrës, dy vëllezër pinë gjithë natë – në mëngjes të dehur, njëri plagos tjetrin me thikë

70
0
Shares

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë Arian Veteriku 33 vjeç, banues në Durrës.
Burime zyrtare të Policisë së Durrësit, bëjnë të ditur se, sot, rreth orës 03:40, në lagjen Nr. 8, në banesë, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta, Arian Veteriku ka tentuar të vrasë me thikë vëllanë e tij, shtetasin E. Veteriku 39 vjeç. Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar dhe i dëmtuari në momentin e konfliktit kanë qenë në gjendje të dehur.
Me të marrë njoftim  menjëherë u ngrit grupi hetimor, i cili kreu veprimet  para hetimore, këqyrur vendin e ngjarjes, sekuestruar provat materiale dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 79/c,  22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY